Argjentina shënoi shtatë gola në miqësoren kundër Curacao.
Ishte Messi ai që shkëlqeu me “hat-trick”, duke arritur shifra treshifrore golash me kombëtaren.
Një moment historik i festuar nga i gjithë ekipi bardhekaltër, veçanërisht nga Di Maria.
Lojtari i Juventusit arriti ta shkruajë emrin e tij në listën e shënuesve, pasi ia dhuroi me mjaft zemërgjerësi Messi atë penallti për ta goditur, kur mund të kompletonte “poker” për vete.
Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë të ndeshjes ai i dedikoi një postim Argjentinës dhe Leo Messit:
“Faleminderit shumë ‘Santiago del Estero’ për pritjen e mrekullueshme! Faleminderit Argjentinë për gjithë dashurinë që na ke dhënë këto ditë!
Urime Leo Messi për kalimin e 100 golave me kombëtaren e Argjentinës! Më se e merituar kapiten, forca Argentina!!!”
Di Maria hyri në fushë në pjesën e dytë. Tani pritet të kthehet në Itali në funksion të rifillimit të Serie A.