Një natë e paharrueshme për Argjentinën dhe për Lionel Messin.
Skuadra e Lionel Scalonit e mbylli një javë festash në atdhe pas titullit të kampionit të botës në Katar, me një fitore komode ndaj Curaçao.
Kjo nënkupton se futbollisti i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 102 golave me Kombëtaren pasi para lojës i kishte 99 sosh dhe ishte në kërkim të numrit jubilar.
Përpara tij gjenden Cristiano Ronaldo me 122 gola dhe Ali Daei me 109.
Këta njëherësh janë tre lojtarët e parë që e arrijnë shifrën e 100 golave e më shumë në nivelin e Kombëtareve.
E tash, synim i kampionit të freskët botëror është që ta kalojë iranianin Daei, i cili i ka 7 gola më shumë, por edhe “CR7”, i cili është 20 gola përpara.