Francesco Totti ka vlerësuar Napolin dhe trajnerin e madh, Luciano Spalletti, po ai është i mendimit se skuadra është me fat që nuk ka rivalë seriozë për titull.
Aktualisht kur janë edhe njëmbëdhjetë ndeshje për t'u luajtur Napoli po kryeson Serinë A me nëntëmbëdhjetë pikë më shumë se vendi i dytë, Lazio.
"E dija se ishte një ekip i mirë me një trajner të madh, po sinqerisht nuk e prisja kështu.
Janë me fat që nuk kishin një kundërshtar që mund ta mbante ritmin e tyre.
Kur ne ishim atje, kishte gjithmonë Juve, Inter, Milan", ka thënë Totti, i cili kishte fituar një titull me Romën.