Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet!
Ka përfunduar takimi në MKRS, klubet janë njoftuar se Federata e Futbollit nuk ka gjasa të licencohet para datës 31 dhe klubet nuk do të kenë mundësi të shfrytëzojnë ligjin e sponsorizimit.
Përfaqësuesit e klubeve kanë qëndruar më shumë se një orë në takim me Aferdita Fazliun në MKRS.
Po shqyrtohet mundësia që të ketë takim tjetër ku të pranishëm do të jenë sekretari i FFK-së dhe ministri Hajrulla Çeku.