Iliaz Sina, edhe si futbollist edhe si trajner ka lënë gjurmë të pashlyeshme së bashku me Agim Berishën.
Dy emra të harruar si duket tash e një kohë, por Meti Haxhijaha ka një kritikë në lidhje për këta që nuk i shfrytëzuan klubet e kryeqytetit.
“Me Iliaz Sinën dhe Agim Berishën.
Me dyshen më të fortë dhe më të dijshëm që kam punuar ndonjëherë në futboll
Njohës të hatashëm të futbollit, Qytetit dhe klubet e qytetit të Prishtinës nuk ditën t’i shfrytëzojnë maksimalisht.
Kësi soji të njerëzve i qet Zoti një herë në 100 vjet”, ka shkruar Meti Haxhijaha në profilin e tij në facebook.