Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, gjatë ceremonisë së djeshme në vlerësimin e shtatë sportistëve elitarë me titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ndër të tjera theksoi rëndësinë e hapjes së basteve në zhvillimin e sportit.
Paratë që do të vijnë nga legalizimi i tyre do të sjellin buxhete më të larta për federatat dhe sportistët.
“Vitin tjetër kemi Lojërat Olimpike, që bëhen në Paris. Mendoj se nëse kompanitë e basteve do të vijnë shumë shpejt në parlament do të jetë një ogur i mirë, që ne mos të trokasim vetëm në derën e ministrisë për buxhetet.
Të cilat janë shumë të ulëta për këta kampionë elitarë.
Kemi ende nevojë për ndihmë për këta kampionë që kanë nevojë për mbështetje, për trajnime dhe buxhete elitare”, deklaroi në ndër të tjera numri një i KOKSH-it.