Gianluca Di Marzio raporton se Olivier Giroud ka rënë dakord për një kontratë të re njëvjeçare me Milanin pas takimit të sotëm.
Përfaqësuesit e francezit Vincenzo Morabito dhe Michael Manuello u takuan me drejtuesit e kuqezinjve në Casa Milan sot për të provuar të bien dakord për kushtet e një marrëveshjeje të re për fituesin e Kupës së Botës 2018, kontrata aktuale e të cilit skadon pas tre muajsh.
Takimi mes dy palëve ishte pozitiv, me Giroud të prirur për të vazhduar aventurën e tij me Milanin. 36-vjeçari thuhet se refuzoi një ofertë prej 10 milionë eurosh nga Evertoni në afatin kalimtar të janarit, një shenjë e dëshirës së tij për të qëndruar në Lombardi.
Di Marzio detajon se si Giroud ka rënë dakord verbalisht për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Milanin, duke e lidhur atë me klubin deri në qershor 2024, me vlerë rreth 3.8 milionë euro neto plus shtesa.
Francezi pritet të vendosë në letër marrëveshjen e tij të re përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve të kuqezinjve me Napolin , të planifikuar për 12 prill.