Tifozët e Fenerbahces dhe mediat turke i kërkuan sot trajneri të gjigantit të Stambollit, Jorge Jesus, që t'i jap një rast lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski në derbin e madh të ardhshëm me Besiktasin.
Sipas analizave në mediave turke, Alioski nuk duhet të lihet jashtë përbërjes për derbin e së dielës, pasi Fenerbahce mbeti pa Lincoln dhe Osterwolde, të cilët u lënduan njëri pas tjetrit.
31-vjeçari Alioski luajti 78 minuta në ndeshjen ndaj Maltës në të cilën Maqedonia e Veriut ka fituar me rezultat 2:1.
Alioski, në ndeshjen me Maltën ishte lojtari me më së shumti prekje të topit (91) në përzgjedhjen maqedonase.