Te Juventusi ishte ndezur alarmi se Filip Kostiç ishte kthyer i “thyer” nga ndeshjet me kombëtaren.
Por alarmi i ngritur, pasi anësori ofensiv ishte kthyer në Torino, përpara kohe nga grumbullimi, bëri që trajneri Alegri të mbante frymën për të pazëvendësueshmin e tij, edhe pse në fund të gjithë mund të qëndrojnë të qetë.
Kjo, sepse analizat kanë konfirmuar se 30-vjeçari nuk ka asnjë tërheqje apo lodhje muskulore, kështu që është gati për ndeshjen e radhës në fundjavë, kundër Veronës, në kampionat.
Për sfidën në fjalë në dyshim mbeten Federiko Kieza dhe Leonardo Bonuçi, ndonëse edhe në rastin e sulmuesit, rezonanca tregoi se nuk ka asnjë ndrydhje ligamentesh të gjurit të operuar 1 vit më parë.