Manchester City me ide të qarta

Futboll

Manchester City me ide të qarta

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:22
Stadiumi i Manchester Cityt

Te Manchester City kanë nisur të marrin masat në rast se trajnerit Pep Guardiola do të lërë skuadrën e “citizens” në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave spanjolle, në krye të listës së kandidatëve për të zëvendësuar Guardiola është një tjetër trajner spanjoll, Luis Enrique.

Ky i fundit është pa skuadër prej 3 muajsh, që kur vendosi të largohet nga kombëtarja e Spanjës.

Duket se trajneri spanjoll u pëlqen shumë drejtuesve të Manchester City dhe në rast se Guardiola do të largohet, atëherë ai do të jetë kandidati i parë për ta zëvendësuar.

Jo vetëm kaq, por mësohet se mes drejtuesvë të City dhe menaxherit të Enrique ka patur disa kontakte, për të parë mundësinë e realizimit të kësaj marrëveshje.

Gjithsesi, situata për momentin është në “stand by”, në pritje të prëfundimit të këtij sezoni dhe rezultateve që do të arrijë City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat