Mediat spanjolle “përcaktojnë” pensionimin e Leo Messit

Futboll

Mediat spanjolle “përcaktojnë” pensionimin e Leo Messit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:34
Messit

Trofeu i Kupës së Botës i fituar në Botërorin e Katarit, nuk ishte asgjë më shumë se “qershia mbi tortë” në karrierën magjike të Lionel Messit, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm në ekipet ku ka performuar e ka dhuruar spektakël për futbolldashësit prej më shumë se 15 vite tashmë.

Mesa duket, trofeu i Kupës së Botës i ka shijuar aq shumë “pleshtit” saqë kërkon ta përsërisë edhe një herë këtë sukses në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada e Meksikë.

Sipas mediave spanjolle, plani i “la pulga”-s për të ardhmen është pikërisht mbyllja e karrierës së tij, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, mirëpo nuk flet më shumë për karrierën e tij.

Mediat “iberike” supozojnë se një rikthim i 7 herë fituesit të “Topit të Artë” në Barcelonë është i pamundur dhe se Messi kërkon të zhvillojë edhe një sezon të fundit te “gjigandët” francezë të PSG, përpara se të kalojë drejt një klubi të MLS, më i mundshmi është Inter Miami, me karrierën që pritet të vazhdojë deri në vitin 2026.

Mirëpo, këtoj janë thjesht aludime të mediave spanjolle e deri më tani deklaratat mes Presidentit të Barcelonas, Joan Laporta dhe babait të Leo Messit, i cili është dhe njëkohësisht menaxheri i tij po shtojnë vazhdimisht shpresat te tifozat “blaugrana” për një rikthim të mundshëm të “pleshtit”, në klubin ku bëri historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat