Shqipëria ‘ndalet’ nga Rumania në fund

Futboll

Shqipëria ‘ndalet’ nga Rumania në fund

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:50
Shqipëria

Shqipëria e minifutbollit u ndal në barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të grupit C ndaj Rumanisë. Kuqezinjtë kaluan dy herë në avantazh, por në të dyja rastet Rumania arriti të barazonte rezultatin.

Kombëtarja e drejtuar nga Irtan Sejko, shënoi fillimisht me Gledis Nuzën në minutën e 15′, me këtë të fundit që përfitoi nga një top i gjatë i hedhur drejt zonës. Kundërpërgjigja e rumunëve erdhi pak minuta më vonë, teksa topi i goditur prej portieri Costin pati një devijim në momentin e fundit.

Gjithsesi, Shqipëria gjeti sërish forcën për të marrë avantazhin dhe realizoi përsëri.

Kësaj radhe ishte protagonist Armand Gapi. Finalizimi i minutës së 34′ u duk si goli i fitores dhe që do t’i jepte Shqipërisë tri pikët.

Megjithatë, kombëtarja e Rumanisë nuk u dorëzua deri në fund dhe barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes nëpërmjet Raul Dimitrovic. Pas një ekzekutimi të mirë të goditjes së dënimit.

Në fund, kuqezinjtë ndjenë keqardhjen për këtë shans të humbur.

Gjithsesi barazimi është sërish një rezultat i vlefshëm që na mban në vendin e parë me 4 pikë.

Shqipëria do të luajë të premten ndeshjen e fundit të grupit C përballë Spanjës. Sfidë ku mjafton të evitohet humbja për të prerë biletën për në raundin tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat