Luka Modriç vazhdon të vrapojë pafund, shkëlqejë dhe fitojë. Mesfushori i Real Madrid feston 38-vjetorin në shtator, por kjo nuk ndihet aspak kur e sheh të luajë.
Kroati ndodhet në vitin e fundit të kontratës.
Oferta ka shumë, sidomos nga klubet arabe, por dëshira e tij është të vazhdojë aventurën magjike në “Santiago Bernabeu”.
Drejtuesit janë dakord të rinovojnë me një tjetër vit, por gjithçka varet nga Carlo Ancelotti. Modric është shumë i lidhur me italianin.
Ancelotti mund të largohet nga stoli i rekordmenëve të futbollit europian në fundin e sezonin. Veprim që pritet të ndikojë edhe te Topi i Artë 2018 të nisë një eksperiencë të re larg Madridit.