Karim Adejemi i ka dhënë spunto Dortmundit mbi formën e shkëlqyer të prezantuar në vitin 2023 në Bundesligë.
Edhe pse ai nuk ndodhet në formën më të mirë fizike, ku përballja ndaj Bajernit mbetet në dilemë, ka gjetur momentin e duhur në prag të “Klasikes” për të rrëfyer historinë kur ndodhej pjesë e akademisë bavareze dhe arsyeja se përse u largua prej tyre:
“Isha 11 vjeç kur u vura në provë te të rinjtë e Bajernit.
Ata më larguan si pasojë e sjelljeve jokorrekte nga ana ime.
Nuk besoj se e teprova deri në atë masë ekstreme.
Gjithsesi, kur të mbyllet një derë, diku tjetër do të hapet dhe kështu ndodhi.
E konsideroj veten me shumë fat që ndodh në Dortmund, jemi si familje e bashkuar.
Shpresoj të kurorëzojmë ecurinë e shkëlqyer në vitin aktual”, pohonte i emocionuar 21-vjeçari gjerman për “WAZ”.
Në 16 prezenca me verdhezinjtë, Karim është përfshirë në 6 rrjeta, e përkthyer me 3 gola dhe të njëjtën kuotë shërbimesh ndaj shokëve.