Nesër zhvillohet derbi i madh i Ligës Premiere ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpool.
Ky duel është i rëndësishëm për kampionët në fuqi, që synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën me kryesuesin, Arsenal.
Pep Guardiola në prag të kësaj ndeshje ka dhimbje koke, pasi ai rrezikon të mos ketë në dispozicion sulmuesin norvegjez Erling Haaland.
Ky i fundit i lënduar që prej dy javësh, ka munguar edhe në ndeshjet e kombëtares së Norvegjisë.
Guardiola pret të mësojë sot nga stafi mjekësor për gjendjen e Haaland, nëse do të luajë apo jo. Ai nuk është stërvitur deri ditën e enjte me skuadrën dhe gjendja e tij monitorohet ditë pas dite.