Cristiano Ronaldo mund të ketë një pasardhës të denjë te Manchester United, skuadra me të cilën u bë i njohur në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Për këtë është i bindur një legjendë e Djajve të Kuq si Paul Scholes, ish-mesfushori që ka arritur të fitojë gjithçka nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.
Scholes nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij kundrejt Garnacho-s, sulmues argjentinas i Manchester United.
Në një intervistë O’Neil, ish-flamuri i Djajve të Kuq e ka kurorëzuar duke bërë një krahasim të madh.
Ish-mesfushori ka thënë: “Jam me të vërtetë entuziast për të.
Sa herë që e shikoj jam i befasuar.
Është një super yll i ardhshëm.
Është shumë i guximshëm kur skuadra ka topin.
Është shumë i ngjashëm me Cristiano-n kur ishte i ri.
“Nuk e ka problemet lojën e ashpër, ngrihet në këmbë, vrapon më fort dhe shënon gola.
Duhet të rritet akoma dhe pasi të jetë forcuar fizikisht, nuk besoj se do të arrijnë ta ndalin”.