Futbollisti i OH Leuven, Sofian Kiyine ka shpëtuar pas një aksidenti të tmerrshëm që pësoi.
Makina e Kiyine u përplas në një sallë sportive pasi fluturoi mbi një rrethrrotullim me shpejtësi të madhe.
Në atë moment kishte fëmijë në sallë, por që fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Kiyine në anën tjetër u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.