Rice që po shkëlqen prej disa sezonesh në Premier League ka dëshirë të luajë në Champions League e të fitojë trofe, ndaj dhe i ka kërkuar klubi ta lërë të lirë.
Gjithsesi, për momentin asnjë nga ekipet pretendente nuk po lëviz, pasi presin se ku do të përfundojë West Ham këtë sezon.
Në rast se ky ekip do të bjerë nga kategoria edhe vlera e mesfushorit do të bjerë ndjeshëm.
Sipas “Standart”, largimi i Declan Rice është i paevitueshëm, por West Ham shpreson të arkëtojë sa më shumë, ndërkohjë që pritet një ankand i fortë për të siguruar shërbimet e tij.