Pengesa e parë e prillit për Interin

Futboll

Pengesa e parë e prillit për Interin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:57
Bergomi

Për Xhuzepe Bergomin pengesa e parë e prillit për Interin, Fiorentina, nuk do të jetë aspak e lehtë për t’u kapërcye për djemtë e Inzagit.

Fiorentina është kundërshtari më pak komod që mund të gjente Interi në këtë moment.

Toskanët janë një skuadër që kanë ide dhe e zhvillojnë lojën në mënyrën e duhur dhe përveç kësaj janë në formë shumë të mirë fizike.

Italiani u ka dhënë edhe më shumë forcë dhe asnjë nuk e ka pasur të lehtë ndaj tyre.

Inzagi, nga ana tjetër, duhet të rikuperojë lojtarët, disa janë të lodhur si Lautaro që është në moment jo të mirë, Lukaku nga ana tjetër duhet shërbyer në mënyrën e duhur. Zikaltrit gjenden në vështirësi dhe Fiorentina është rivali më i ndërlikuar”, tha ish-kapiteni zikaltër, që foli edhe për Milenkoviçin, një nga objektivat e mbrojtjes së Interit:

“Milenkoviç? Pa i hequr asgjë Nikolës, Interi ka nevojë për një profil tjetër mbrojtësi, një mbrojtës shumë të shpejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat