Një belg për stolin e TottenhamitNjë belg për stolin e Tottenhamit
Një belg për stolin e Tottenhamit. Pas shkarkimit të Antonio Contes, dy muaj para përfundimi të kontratës, klubi londinez është vënë në kërkim të një trajneri tjetër dhe së fundi në skenë ka dalë emri i Vicent Kompany.
Ky i fundit është duke drejtuar Burnleyn në Championship, ku ka barë një punë hë shkëlqyer dhe kryeson kampionatin me 13 pikë diferencë, duke siguruar tashëm ngjitjen e skuadrës në Premier League.
Puna e Company ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, megjithatë Tottenham është gati t’i ofrojë pankinën.
Belgu është stërvitur me Guardiolën dhe aplikon metodat e tij në punë, ndaj “Spurs”-at mendojnë se mund të përsëritet një “Arteta bis”, me spanjollin që pasi la City-n, po çon drejt titullit kampion Arsenalin.
Për momentin është vetëm një ide, që po intrigon jo pak drejtuesit e Tottenhamit, të cilët janë gati të paguajnë edhe klauzolën për largimin e Kompany nga Burnley. Aktualisht Tottenhami po stërvitet nga ndihmësi i Contes, Cristian Stellini, i cili do të qëndrojë në pankinë deri në fund të sezonit.
Antonio COnte u shkarkua të dielën e kaluar, pasi tensionet mes tij, drejtuesve dhe lojtarëve kishin arritur kulmin dhe rezultatet në fushën e lojës ishin shumë larg pritshmërive.