Victor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletit për ndeshjen e së dielës ndaj Milanit, në kuadër të Serie A.
Osimhen është rikthyer nga kombëtarja e Nigerisë me një shqetësim në këmbën e majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në javën e ardhshme, raporton Corrieredellosport.
Ai me siguri do të mungojë edhe ndaj Lecces, duke bërë gjithçka për t’u rikuperuar në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.
Për momentin, megjithatë, ai konsiderohet ende i rrezikuar edhe për 12 prillin, ndërsa për ndeshjen kthyese mund të jetë në dispozicion.
Spalleti pritet që ta fus Simeonen nga minuta e parë në qendër të sulmit napolitan.