Ulpiana ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Fushë Kosova në derbin e xhiros në Ligën e Parë me rezultat të thellë 0-3.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.
E ishte minuta e 56-të e ndeshjes kur Kreshnik Bahtiri realizoi gol për 0-1.
Në minutën e 82-të Statvoci i mysafirëve përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-2.
Krejt në fund ishte Ahmeti i mysafirëve që shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.
Me këtë fitore Ulpiana del në vendin e parë të Grupit B me 43 pikë, një më shumë se Fushë Kosova.