Borusia Dortmund do të përballet pasditen e sotme më një “mur” të vërtetë në Mynh, në spektrin e sukseseve, i cili e ka emrin Bajern.
Bavarezët nuk e njohin shijen e humbjes në “Klasike” në 9 përballjet e fundit, e përkthyer me 8 fitore dhe 1 barazim (fazën e parë në sezonin aktual Borusia Dortmund-Bajern Mynih 2-2).
Rekordmenët e Gjermanisë kanë korrur sukses në 8 përballjet e fundit ndaj verdhezinjve në fushën e vet, duke shtuar edhe 33 gola, me mesatare të frikshme (mbi 4 gola). Deri tani, ata gëzojnë seri prej 25 sfidash të pamposhtur në Bundesligë si pritës.
Borusia Dormtund është ndër të paktat ekipe në Europë që nuk e ka përjetuar humbjen në vitin kalendarik 2023 në kampionat, thënë ndryshe 9 fitore dhe 1 barazim (Shalke-Dortmund 2- 2).
Ata kanë grumbulluar 28 pikë nga 30 të mundshmet, ndërsa kampionët në fuqi qëndrojnë mbrapa, saktësisht 20 nga kuota e 30 të tillave.