Ka përfunduar derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit me fitore të kampionit anglez.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad” u shënuan plot pesë gola, ku Manchester City e mposhti Liverpoolin 4:1.
Golat për skuadrën e Pep Guardiolas i shënuan Julian Alvarez (minuta e 27’), De Bruyne (minuta e 46’), Gundogan (minuta e 53’) dhe Grealish (minuta e 74’).
Ndërkaq, golin e nderit te Liverpooli e shënoi Mohamed Salah në minutën e 17’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 64 pikëve në vendin e dytë në tabelë, krahas Liverpoolit që renditet i gjashti me 42 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Cityt.