Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali po avancon 1:0 ndaj Leeds United.
Golin e vetëm të ndeshjes deri tani e shënoi Gabriel Jesus, i cili nga penalltia në minutën e 33’ kalon “Topçinjtë” në epërsi prej 1:0.
Ndërkaq, ndeshje tejet interesante po zhvillohet mes Brightonit dhe Brentfordit, ku janë shënuar plot katër gola deri tani në stadiumin “Amex”, ndërsa dy skuadrat po barazojnë 2:2.
Duke barazuar janë edhe Crystal Palace dhe Leicester City, të cilat nuk kanë arritur ta gjejnë ende golin në “Selhurst Park”.
Rezultatet e pjesës së parë:
Arsenal 1:0 Leeds United
Bournemouth 0:1 Fulham
Brighton 2:2 Brentford
Crystal Palace 0:0 Leicester City
Nottingham Forest 1:0 Wolverhampton