Llapi ka regjistruar fitore ndaj Malishevës në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës përfundoi me rezultatin 1:0.
Pjesa e parë u mbyll baras dhe pa gola, teksa vendasit siguruan pikët e plota në të dytën.
Francisco Rivera (79′) e shënoi golin e fitores për llapjanët.
Llapi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, kurse Malisheva është e shtata me 29 pikë.