Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, reprezentues i Gjermanisë, ka shënuar për barazimin e Augsburgut, në udhëtim me rezultat 2:2 ndaj Wolfsburgut, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.
Berisha ka shënuar në minutën e 32-të.
Ai me një veprim individual e nga rreth 14 metra, me një goditje të fortë ka shënuan për 0:2.
Për Augsburgun shënuan Arnold (2’ - autogol), Berisha (32’) dhe për Wolfsburgun realizuan Waldschmidt (83’) e Nmecha (90+6’).
Berisha u zëvendësua në minutën e 70-të.
Wolfsburg është në vend të nëntë me 39 pikë dhe Augsburgu në të 12-tine me 29.