Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, e shënoi fitoren e tretë me skuadrën kryeqytetase, që kur erdhi në krye të skuadrës.
Curri ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Trepçës ’89 se skuadra e tij i meritoi tre pikë.
“Kemi pasur problem gjithmonë kundër tyre.
Trepça ’89 është skuadër që shënon gol në çdo ndeshje.
Të them të drejtën, edhe para ndeshjes u kam thënë lojtarëve që duhet të kemi kujdes nga veprimet e kësaj skuadre”.
“Djemtë treguan karakter në pjesën e dytë. Reaguam, bëmë ndryshime edhe në rreshtim të lojtarëve po ashtu.
Epilogu real ishte fitorja. Ndoshta jo në bazë të golave, por e merituam fitoren”, ka thënë Curri.