Egnatia ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Kukësit në transfertë, duke vazhduar të jetë në ndjekje të skuadrave të kreut.
Pas ndeshje foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Sot lojtarët shfaqën një pjekuri, nuk e vumë në dyshim për asnjë moment fitoren.
Egnatia nuk ishte në presion, ndërsa Kukësi po. Ndeshja e radhës është titulli kampion për në, e gjithë ideja ime është të shohim në vazhdim, e merituam fitoren sot, pjata tjetër për ne është Partizani, duhet të jemi me këmbë në tokë.
Unë dua të jem me këmbë në tokë, nëse i fitojmë ndeshjet me radhë pse mos mendojmë për titullin kampion.
Çunat e mi ishin në 100% e tyrë sot, Kukësi nuk ishte në ditën e tyre më të mirë, Egnatia luajti me shumë pjekuri dhe e menaxhuan shumë mirë situatën”, u shpreh Tetova.