Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, sot ka dëshmuar superlojë në fitoren e Arsenalit, me rezultat 4:1 ndaj Leeds Utd në takimin e javës së 29-të në Premier League.
Tre pikë që nuk maten as me ari për Arsenalin, që po marshon drejt titullit, duke udhëhequr kreun me 72 pikë.
Xhaka është vlerësuar me notë 8.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Gabriel Jesus i Arsenalit është lojtar i ndeshjes, me notë 8.1.
Vetëm Jesus është para Xhakës, ndërsa të tjerët janë pas me nota.