Bayerni i Munihut i rikthehet kreut të tabelës.
Bavarezët shënuan fitore të thellë me rezultat 4:2 ndaj Dortmundit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”.
Vetëm në 45 minutat e parë u pa se fitorja do të mbetet në Munih.
Për Bayernin shënuan Kobel (13' - autogol), Muller (18’ e 23'), Coman (51') dhe për Dortmundin realizuan Can (72' - penalltia) e Malen (90'').
Trajneri Thomas Tuchel debuton te Bayerni me fitore të thellë.
Bayerni kryeson me 55 pikë, ka dy më shumë se Dortmundi pas 26 jave në Bundesliga I.