St. Pauli nuk njeh rival në pjesën e dytë të kampionatit, duke shënuar fitoren e dhjetë rresht.
St. Pauli ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Regensburg, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga II.
Futbollisti Owusu ka shënuar autogol në minutën e 23-të, që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së tij, me humbje
Kapiteni Leart Paçarada u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 90+1.
Fazliji është aktivizuar në minutën e 70-të.
Paçarada dhe Fazliji iu gëzuan fitores së St. Paulit.
Blendi Idrizi ka luajtur 74 minuta për Regensburgun.
Paçarada u vlerësua me notë 7.0, Fazliji 6.4 e Idrizi 6.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Jakov Mediq është lojtar i ndeshjes, me notën 8.0.
St. Pauli renditet në vend të 4-të me 44 pikë e Regensburg në të 15-tin me 26 pas 26 jave.