Trajneri nuk i jep asnjë minutë lojë Skukës

Futboll

Trajneri nuk i jep asnjë minutë lojë Skukës

Më: 1 prill 2023 Në ora: 23:28
Skuka

Metzi ka marrë tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme.

Skuadra franceze ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laval-in.

Ndeshja u përcaktua nga goli i shënuar në minutën e 49 nga Mikautadze-s. Metz-i shkon në kuotën e 51 pikëve dhe merr vendin e dytë në renditje.

Skuadra e Skukës i afrohet më pranë Ligue 1, ndërsa lojtari shqiptar duket se po i shkon më larg fushës.

Ish-futbollisti i Partizanit e ka ndjekur ndeshjen e sotme nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri, pavarësisht se përballë ishte një ekip që po garon për të siguruar qendrimin në ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat