Mesfushori sulmues Niko Wiliams, i cili është në pronësi të Atletik Bilbao, mund të përfundojë në Premier Ligë.
Sipas gazetarëve të të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e LIverpoolit është interesuar për nënshkrimin e anësorit 20-vjeçar.
Shuma e transaksionit të mundshëm llogaritet në 50 milionë euro.
Në sezonin aktual të kampionatit të Spanjës, Niko mori pjesë në 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri katër asistime.
Kontrata e lojtarit me skuadrën baske zgjat deri në mesin e vitit 2024.