Napoli-Milan, formacionet e mundshme

Futboll

Napoli-Milan, formacionet e mundshme

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Napoli dhe Milani do të ballafaqohen sonte në “Stadio Diego Armando Maradona” në Serie A për të parën ndeshje nga tre takimet e planifikuara gjatë 17 ditëve të ardhshme.

Luciano Spalletti do të jetë me disa mungesa të vogla, duke përfshirë sulmuesin në top foirmë Victor Osimhen, i cili pësoi një dëmtim muskulor ndërsa ishte në ndeshjen ndërkombëtare me Nigerinë javën e kaluar. 

Giovanni Simeone pritet të udhëheqë sulmin e “Partenopei” në vend të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon.

Ndërkohë, Stefano Pioli pritet të ndryshojë formën e skuadrës duke shkuar në ndeshjen me Napolin me katër mbërojtës pas dëmtimit të Pierre Kalulu.

Simon Kjaer pritet të luajë nga minuta e parë në mungesë të francezit, me Davide Calabria që do të luajë si mbrojtës i djathtë. 

Përplasja nis në ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia. 

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Diaz, Salemamaekers, Leao; Giroud

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat