Federiko Bernardeski i ka dhënë lamtumirën Juventusit disa muaj më parë për të provuar një aventurë në MLS dhe gjërat duket se po shkojnë mirë për italianin i cili vesh fanellën e Torontos.
Në ndeshjen e kësaj jave ndaj Sharlot, ai ka hyrë në histori për klubin kanadez, pasi u bë i pari që shënon një gol të veçantë.
Që në minutën e 6 të ndeshjes, Bernardeski ekzekutoi një goditje këndi duke e dërguar topin direkt e në rrjetë mbi portierin i cili u gënjye nga trajektorja.
Një “gol olimpik” siç quhet një realizim i tillë, që e bën atë të parin në histori me fanellën e Torontos që realizonte në këtë mënyrë.
“E kemi provuar në stërvitje pasi kemi ndryshuar pak ekzekutimin e goditjeve nga këndi. U mundova të gjuaja në portë dhe kisha edhe pak fat”, pranoi futbollisti italian pas sfidës e cila u mbyll me shifrat 2:2.