Spalletti humb një tjetër lojtar, para sfidës me Milanin!
Këtë të dielë do të luhet super sfida mes Napolit kryesues të Seria A dhe Milanit, kampionit ende në fuqi në Seria A.
Përpara kësaj sfide, e vlefshme për raundin e 28-të të Seria A, përveç mungesës së sulmuesit Osimhen, trajneri i Napolit Luçiano Spaletti duket se do të ketë edhe mungesa të tjera.
Mediet italiane raportojnë se Matias Olivera nuk do të jetë në këtë ndeshje, për shkak të dhimbjeve që i janë shfaqur në shpinë.