Futbollisti Edon Zhegrova sot e ka pas ditën e tij!
Futet në lojë në minutën e 82-të dhe i mjaftuan tetë minuta për të shënuar dy gola (89’ e 90+1’), për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij, Lille, me rezultat 3:1 ndaj Lorientit.
Dy golat e tij ngriten në këmbë mijëra shikues në stadiumin e LIlles, duke duartrokitur dhe kënduar për Zhegrovën.
Edon Zhegrova vlerësohet me notë 9.0 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Zhegrova është lojtar i ndeshjes.
Reprezentuesi i Kosovës, për tetë minuta, gjithë tifozët në stadium i bëri për vete.
Pas javës së 29-të, Lille zë vendin e pestë me 52 pikë të mbledhura.