Struga Trim Lum ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 ndaj Akademia Pandev, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Besart Ibraimi është në formën më të mirë dhe me dy golat e tij, është vendimtar në triumfin e kësaj skuadrës shqiptare.
Për Strugën shënuan Besart Ibraimi (12' e 15'), Suhel Muharem (20').
Ibraimi kryeson listën e shënuesve me 12 gola në kampionatin maqedonas.
Struga Trim Lum kryeson me 49 pikë dhe Akademija Pandev zë pozitën e 9-të me 20 sosh.