Drita fundos Drenicën, rikthehet lider

Futboll

Drita fundos Drenicën, rikthehet lider

Nga: K.G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit ka marrë tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.

Gjithçka u komplikua për Drenicën në minutën e 38-të, kur Agim Zeka u përjashtua me karton të kuq,

Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj drenicasve.

Golat i realizuan Vitija (57’), Baftiu (75’) e Jashari (79’).

Pas javës së 27-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 55 pikë, ka një më shumë se Ballkani dhe Drenica është në fund me 23 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat