Shkupi, kampion në fuqi, ngec për shtatë pikë nga lideri i Kampionati të Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët si vendas pësuan humbje në derbin e kryeqytetit, me rezultat 1:0 nga Skopje.
Futbollisti Anid Abazi ka realizuar për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa në anën tjetër e mori në qafë Shkupin, pasi që kjo humbje e lë dhe më larg kreut.
Abazi ka shënuar në minutën e 21-të.
Pas javës së 25-të, Shkupi bie në vend të tretë me 42 pikë dhe Skopje renditet në të 10-tin me 17.