Romelu Lukaku humbi një rast të madh para portës kur Inter humbi 1:0 ndaj Fiorentinës të shtunën dhe Simone Inzaghi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij me sulmuesin belg.
E ardhmja e njëzet e nëntë vjeçarit është e pasigurt te klubi italian.
Ai është i huazuar te Interi, por do të kthehet në klubin e Chelseas në fund të sezonit.
“Nëse Lukaku do të kishte shënuar performanca e tij do të gjykohej në mënyrë tjetër.
Roli i tij është të bëjë veprimet që i duhen skuadrës.
Po ai nuk ishte i vetmi që pati shanse sot, ndaj nuk do të fokusohesha vetëm te Romelu”, ka thënë trajneri i Interit.
Ai gjtihashtu ka treguar për atmosferën e keqe në skuadër, duke theksuar se përgjegjësia më e madhe për gjendjen është e tij. “
Ka një zhgënjim të madh, kemi humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi.
Duhet të punojmë më shumë, duke filluar nga unë”, ka thënë ai.