Skuadra e Lazios e ka mposhtur me rezultat 2:0 Monzën, në kuadër të javës së 28-të të Serie A.
Skuadra nga Roma ka importuar tre pikë të mëdha dhe përforcojnë vendin e dytë në tabelë.
Lazio ka pesë pikë më shumë se Interi, shtatë se Milani dhe Atalanta e tetë më shumë se Roma.
Milani dhe Roma do t'i zhvillojnë ndeshjet e tyre sonte kundër Napolit përkatësisht nesër ndaj Sampdorias.
Golat i realizuan Pedro (13’) e Milinkoviq – Saviq (56’).
Shqiptari Elseid Hysaj u paraqit titullar për Lazion.
Lazio renditet në vend të dytë me 55 pikë dhe Monza është në të 13-tin me 34.