Skuadra shqiptare po çudit të gjithë me barazime në katër javët e fundit.
Në katër ndeshjet e fundit ka po aq barazime në kampionatin malazez.
Së fundi ka barazuar me rezultat 1:1 me Jezero-n.
Fat i madh për tuzjanët, pasi që tre minuta pa përfunduar takimi barazuan me golin e Pjetër Ljulgjurajt, ndërsa për mysafirët ka shënuar Balsha Toshkoviq në minutën e 69-të.
Deçiqi renditet në vend të pestë me 35 pikë dhe Jezero është në të tetin me 29 sosh pas 27 jave.
Deçiqi deri me tash ka 8 fitore, 11 barazime e 8 humbje.