“Diferenca që është krijuar mes skuadrave italiane dhe atyre angleze, gjermane, spanjolle, është e vështirë të ngushtohet në situatën aktuale”.
Kështu ka folur për La Gazzetta dello Sport Silvio Berlusconi, pronar i Monza-s:
“Në të vërtetë këtë vit kanë ardhur disa sinjale zemërdhënës: prania e gjashtë skuadrave italiane në çerekfinalet e kompeticioneve europiane, mes të cilave tre në Champions, është një sinjal rimëkëmbje të cilësisë së futbollit tonë.
“Megjithatë, skuadrat tona kanë dy probleme.
I pari janë stadiumet e vjetërsuar, të parehatshëm, në shumicën e rasteve me një shikueshmëri të keqe për shkak të pistës atletike.
“Kjo e demoralizon publikun dhe ul të ardhurat.
Problemi i dytë, akoma më i rëndësishëm, janë të drejtat televizive. Pa burimet e nevojshme që sot vijnë nga ky burim shumë i rëndësishëm financimi, është me të vërtetë e vështirë të ndërtohen ekipe cilësore”.