Skuadra e Hoffenheimit duket se ka gjetur motivi dhe rrugën e duhur për t’iu larguar krizës së rezultat ku ishte përfshirë për javë të tëra.
Pas suksesit me Herthan e Berlinit, Hoffenheimi triumfoi 1:2 në fushën Werder Bremenit, duke iu largua zonës së rënies.
Të tre golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. E zhbllokoi takimin Kramaric në minutën e 50-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Baumgartner thelloi epërsinë, duke u dhënë një goditje të fortë vendësve.
Takimi u rihap në minutën e 76-të, kur Pieper ngushtoi shifrat në 1-2, por rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura, kështu që festa ishte e gjitha për Hoffenheimin.
Takimi tjetër i kësaj të diele mes Kolnit dhe Monchengladbachut u mbyll me rrjeta të paprekura.