Tirana nuk i ndahet Partizanit

Futboll

Tirana nuk i ndahet Partizanit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:22
Tirana

Kategoria elitar e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore ka mbyllur mbrëmjen e sotme, javën e saj të 27-të me sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, mes “bardhebluve” të Tiranës dhe “shijakasve” të Erzenit, që ka përfunduar me fitoren e ngushtë 2 me 1, të kryeqytetasve.

Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, pas fraksionit të parë të lojës të mbyllur me rezultatin “e bardhë”, 0:0.

Të parët në avantazh kaluan “bardheblutë”, ku pas një krosimi fantastik nga këmbët e Regi Lushkjas, “bomberi” i kryeqytetasve, Florent Hasani dërgon topin në rrjetën e “shijakasve”, në minutën e 48’-të.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq pasi “shijakasit” tentuan të përmbysnin gjithçka me brazilianin Enck, i cili vendosi baraspeshën në minutën e 72’-të, por vetëm 3 minuta më vonë në të 75’-tën, Florent Hasani gjen sërish rrugën e rrjetës, teksa këtë herë përfitoi nga një gabim i mbrojtjes “shijakase”. Hasani gjithashtu do të plotësonte dhe tripletën e tij, në fundin e lojës, duke hipotekuar kështu fitoren 3 me 1 të kryeqytetasve.

Me këtë fitore, “bardheblutë” shkojnë në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë, por nuk arrijnë dot kreun e tabelës, pasi deri më tani kanë një bilanc negativ në përballjet me “demat”.

Ndërkaq, në krahun tjetër Erzeni mbetet në vendin e 5-të me 37 pikë dhe mban të hapur lojën si për kualifikimin në Evropë, por edhe rënien në zonën e ftohtë të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat