Kosova e Dusseldorfit ka dominuar ballafaqimin ndaj BV Wevelinghoven, duke e deklasuar me rezultat 7:0 në kuadër të javës së 23-të të Bezirksliga.
Lojë e shkëlqyeshme e djelmoshave kuqezi, treguesi më i mirë është rezultati, .
Futbollistit Shkëlqim Hyseni e Rilind Salihi, si në ditët më të mira, shënuan het-trik.
Golat i realizuan Irfan Nebi (5'), Shkëlqim Hyseni (7', 36', 52') e Rilind Salihi (15', 36' e 72').
Kosova renditet në vend të dytë me 45 pikë e Wevelinghoven në të 13-tin me 20.