Futbollisti shqiptar, Meritan Shabani, ka shënuar për fitoren e Grasshoppers-it, me rezultat 2:1 ndaj Luganos, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit zviceran.
Amir Abrashi u paraqit 84 minuta e Meritan Shabani 63 në radhët e Grasshoppers-it.
Në minutën e 90+2 u aktivizua edhe Dion Kacuri për Grasshoppers-in, ndërsa Uran Bislimi ka luajtur nga minuta e 74-të për Luganon.
Për Grasshopppers-in shënuan Shabani (41') e Pushiq (67') dhe për Luganon Celar (30')
Shabani u ndëshkua me karton të verdhë.
Lugano zë vendin e 4-të me 35 pikë dhe Grasshoppers është i gjashti me 34.