Napoli - Milani 0:4!
Po kush e ka pritur këtë rezultat në stadiumin “Diego Armando Maradona?
Këtë rezultat nuk e ka pritur as laikun më i madh!
Milani ka treguar lojë të madhe, ndërsa për liderin e kampionatit ka qenë një natë e zezë e për t’u harruar sa më parë.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se “Rossonerët” kishin ardhur për tre pikë dhe për asgjë tjetër, ndërsa Napoli sikur luante me këmbët e këputura, nuk i shkonte asgjë ndoresh.
Një humbje që do të dhemb shumë, jo që e rrezikon pozitën e parë për faktin se ka përparësi të madhe ndaj vendit të dytë, por sa është turpëruese kjo disfatë në konak të tyre.
Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, u paraqit si zakonisht titullar por me Napolin kësaj radhe zhgënjyen tifozët.
Golat i realizuan Leao (17' e 58'), Diaz (25') e Saelemaekers (67').
Pas javës së 28-të në Serie A, Napoli kryeson me 71 pikë, duke lënë pas Lazion me 55, Milanin 51, Interin 50, Romën 50, Atalantën 48, Juventusin 44 sosh.